5 viktima dhe mbi 2 mijë raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 7067 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2156 qytetarë.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka pesë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Lushnja 54 vjeç, një qytetar nga Berati 70 vjeç, një qytetare nga Elbasani 73 vjeçe, një qytetar nga Vlora 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 82 vjeç.
Janë shëruar 1685 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 224,193 që nga fillimi i pandemisë.

Back to top button