5-vjeçari kafshohet dhe tërhiqet zvarrë nga pitoni, e shpëton gjyshi e babai

Një djalë pesëvjeçar australian ka mbijetuar pas kafshimit, shtrëngimit dhe tërheqjes zvarrë në një pishinë nga një piton rreth tre herë më i madh se ai. Ai është shpëtuar nga babai dhe gjyshi i tij.
Beau Blake po shijonte notin në shtëpi kur zvarraniku 3 metra i gjatë e kafshoi, i tha babai i tij një radioje lokale.
Djali dhe pitoni ende në trup u tërhoq nga pishina nga gjyshi i tij dhe djali u lirua nga i ati.
Beau është në gjendje të mirë shpirtërore dhe shpëtoi vetëm me lëndime të lehta, shkruan BBC.
Pavarësisht shpëtimit me fat, familja e të voglit thotë se incidenti ishte një sprovë.
Babai tregoi se Beau po ecte përreth pishinës dhe pitoni iu vërsul duke e kafshuar dhe duke iu kapur për këmbe duke rënë në pishinë.
Gjyshi u hodh në pishinë dhe e nxori djalin bashkë me pitonin ende në këmbën e tij jashtë dhe babai ia hoqi nga këmba./21Media

Back to top button