Plani i kandidatit për president të SHBA-ve, Joe Biden, për rritjen e taksave, ka nxitur reagimin e reperit Curtis James Jackson, që për publikun njihet si 50 cent.

Sipas reperit, të gjithë që kanë para do të ikin në rast se Biden bëhet president, pasi që nga 50 Cent, ai do të shndërrohej në 20 Cent.

Në një postim në rrjetet sociale ai ka shkruar: “Po, nuk dua të jem 20 Cent. 62 për qind (plani i Biden për rritjen e tatimeve) është ide shumë, shumë e keqe. Nuk më pëlqen”.

 

Ndërsa në një tjetër postim më pas, ai ka shkruar: “Po i bëj gati valixhet, të gjithë që kanë para do të ikin”.

Reperi i hitit “Candy Shop” e ka mbështetur kandidatin republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump./21Media