Komuna e Prishtinës do të ndihmojë me nga 50 euro çdo person i cili konfirmohet pozitiv me COVID-19, ndërsa për pensionistët e konfirmuar me virus, 100 euro në emër të shërbimeve shëndetësore.

Ky vendim mori sot 38 vota për në Kuvendin Komunal.

Kryetari Shpend Ahmet, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka falënderuar Kuvendin Komunal për këtë përkrahje.

Tutje ai ka bërë të ditur se ka udhëzuar Drejtorin e Shëndetëtisë që të filloj procedurat e prokzrimit të shpejtë për një numër barnash që mjekët po i përshkruajnë për COVID, e që sipas, Ahmetit, nuk janë të ofruara nga sistemi jonë shëndetësor.

“Po ashtu edhe për blerjen e testeve D-Dimer që mjekët po e kërkojnë për shkak të trombeve të mundshme. Edhe pse kjo nuk është në kompetencën tonë. Megjithatë po ju kushton shumë pacientëve. Këto barna do të mbulojnl rreth 8,000 pacientë me simptome pak më të theksuara, pa paguar privatisht”, ka shkruar Ahmeti.

Vetëm në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv  271 raste nga komuna Prishtinës./21Media