Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se deri në 50% e njerëzve të diagnostikuar me COVID-19 kanë qenë me diabet

Këto shifra Instituti i ka publikuar në kuadër të ditës botërore të Diabetit.

Pikërisht në këtë ditë IKSHPK u ka bërë apel qytetarëve me diabet që të kënë kujdes dhe të mbrohen nga virusi.

“Personat me diabet duhet të jenë shumë më të kujdesshëm në respektimin e masave të përgjithshme për të shmangur virusin:

  • Bartja e maskës,
  • Distanca fizike,
  • Higjiena personale dhe e ambientit
  • Evitimi i udhëtimeve dhe tubimeve të panevojshme.

Në veçanti, duhet parapregaditur për infeksion të mundshëm, duke:

  • Monitoruar në mënyrë të rregullt glukozën në gjak, që mund të ndihmojë në shmangien e komplikimeve të diabetit. Çdo infeksion do të rrisë nivelet e glukozës në gjak, prandaj sigurohuni që të keni furnizim me barna të mjaftueshëm për diabet.

Siguruar kontrrollin e situatëse nëse niveli i glukozës në gjak bie papritur. Nese jetoni vetëm, sigurohuni që dikush të dijë që keni diabet pasi mund të keni nevojë për ndihmë nëse sëmureni.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./21Media