Agnesa Vuthaj është një ndër femrat shqiptare që tërheq vëmendje të madhe për stilin e saj të veçantë në veshje.

Në fotografitë që publikon në rrjetet sociale, ajo komentohet dhe pëlqehet shumë nga ndjekësit.

Mirëpo, Agnesa për kombinimet e saj shpenzon shuma të mëdha.

Së fundmi, faqja në Instagram, “What They Wearin” ka treguar çmimet e rrobave të një kombinimi në të zezë të Agnesës.

Sipas faqes, palltoja që ajo ka veshur është nga Louis Vuitton dhe i kushtoi (3,600€), çanta Hermes Crocodile Mini Kelly 2 (36,500€), syzet Linda Farrow (1,105€) dhe ora Rolex modeli Lady DateJust 28 (10,300€).

 

View this post on Instagram

 

A post shared by WhatTheyWearin (@what.they.wearin)

Agnesa Vuthaj në vitin 2003 u shpall Miss Kosova, ndërsa vetëm një vit pas rrëmbeu edhe kurorën e me të bukurës në Shqipëri. Bukuroshja në vitin 2004 përfaqësoi Shqipërinë në “Miss World”, kurse në 2005 në “Miss Universe”. /21Media