50 vjet s’po mund të marrë shtetësi të Maqedonisë! Rexhep Veliun MPB e konsideron si të rrezikshëm për shtetin

Ushtrinë tha se e ka kryer me letërnjoftimin të Maqedonisë kur ajo ka qenë pjesë e Federatës Jugosllave. Por, tani assesi të pajiset me shtetësi të Maqedonisë.
Rexhep Veliu nga Hasanbegu i Shkupit ndonëse 3 herë ka aplikuar për shtetësi, asnjëherë nuk mundi të pajisej më këtë dokument.
“A i keni pyetur se çfarë kushtesh po ju kërkojnë?  Çka kanë kërkuar ne të gjitha i kemi dorëzuar. Krejt dokumentet. Kërko, kërko dikur edhe ne edhe ato u lodhën. Një dokument të duhet që jeton 15 vite këtu, ne ia kemi dorëzuar edhe 40 vite dokument dhe përsëri s’ka kurxho”, tha Rexhep Veliu, banor i Hasanbegut.
E refuzimi i fundit për shtetësi i është bërë para 11 ditëve.
“E pyeta atë që punon në sportel edhe njëherë se përse është refuzuar. Më tha se nuk i kam plotësuar kushtet. Nuk e ka as një javë që më është refuzuar. Ju thash se të gjitha dokumentet që mi keni kërkuar i kam sjell, më tha jo se nuk i keni plotësuar kushtet. Nuk ke çfarë të bësh aty veç të grindesh”, pohoi ai.
Ai ka edhe 11 vjet stazh pune në Maqedoni në një kompani ndërtimi. Bashkëshorten e ka nga Maqedonia e bashkë me të kanë edhe fëmijë, ndërsa që të gjithë janë të pajisur me shtetësi.
“As nuk mundem të shkoj në mjek e askund tjetër. Këtu nuk jam i lirë duhet të shkoj në polici të lajmërohem”, tha Rexhep Veliu.
Në punën e dokumenteve po i ndihmon edhe miku i tij Murtez Rexhepi. Rexhepi tregoi se çfarë ka ndodhur edhe kur kanë aplikuar për shtetësi në vitin 1997.
“Për shtetësi 250 dollarë. Kemi dal kemi kërkuar dhe i kemi gjetur paratë. Kur kemi shkuar na thanë që jemi vonuar. I kemi kthyer mbrapsht dokumentet dhe nuk keni të drejtë më. Ja dokumenti. 4199/  Këto janë mbi 20 dokumente. Çka nuk kanë kërkuar, edhe babai që i ka vdekur këtu, edhe për nënën, certifikatë të martesës, gruan e ka të këtij vendi”, deklaroi Murtez Rexhepi, banor i Hasanbegut.
Veliu ka shtëpi në Hasanbeg, paguan tatimin, por përkundër të gjitha këtyre ai tani e 50 vjet ende nuk posedon shtetësi.
Megjithatë, pavarësisht që Velijut nuk i është thënë se përse i refuzohet kërkesa për shtetësi, në arsyetimin e MPB-së e shpjeguar nëpërmjet neneve dhe paragrafëve shkruan se ai është i rrezikshëm për shtetin, shkruan TV21./21Media

Back to top button