Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi sot deklaroi se 52 pacientë janë në gjendje kritike.

Ai u shpreh se spitalet në vendin tonë janë të ngarkuara me pacientë.

“Sot kemi saktësisht 795 pacientë që janë duke u mjekuar nëpër të gjitha spitalet tona dhe gjendja e përgjithshme 51 prej tyre është shumë e rënduar, ne e quajmë me gjendje kritike”, tha Krasniqi në konferencën lidhur me situatën epidemiologjike në vend.

Sipas Krasniqit, furnizimi me produkte dhe medikamente të nevojshme është e qëndrueshme dhe mobilizimi i profesionistëve shëndetësor është më i lartë se kurrë./21Media