51 qese të dyshuara në Dubravë

Shërbimi korrektues i Kosovës ka njoftuar se gjatë një patrullimi të bërë nga Njësiti Intervenues në Dubravë, jashtë perimetrit të murit rrethues është gjetur një qese e mbushur me substancë te dyshuar narkotike.
Pas hapjes së qeses së dyshuar, brenda saj ishin vendosur 51 qese në sasi të vogla, të mbështjella veç e veç , të cilat dyshohet se janë substancë narkotike.
Qesja me sasi të dyshuar narkotike, dyshohet se është hedhur mbi muri nga pjesa e jashtme, ndërsa vlen të theksohet se kontrabanda e gjetur është parandaluar të futet brenda zonës së banuar.
Lidhur me rastin janë njoftuar policia e Kosovës, të cilët kanë bërë konfiskimin e substancës se dyshuar narkotike, dhe kanë filluar hetimet se si ka ardhur deri te tentimi i futjes së kontrabandës brenda perimetrit të qendrës./21Media

Back to top button