Shkon në 561 numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë

Shkon në 561 numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 51 raste të reja me koronavirus në Kosovë. Numri total i të prekurve në Kosovë ka shkuar në 561.

IKSHPK gjitashtu ka bërë të ditur se nëntë persona të tjerë janë shëruar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.

“Sot më 19 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 295 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej pesëdhjetë e një (51) raste. Rastet pozitive janë raste kontakti, trembëdhjetë (13) raste me vendbanim në Zubin Potok, nëntë (9) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: Ferizaj shtatë (7) raste, raste dhe Kosinë dy (2) raste), dhjetë (10) raste nga komuna e Vitisë (sipas venbanimit:Viti gjashtë (6) raste dhe Skifteraj katër (4) raste), gjashtë (6) raste nga Mitrovica e Veriut, katër (4) raste nga Zveçani, tre (3) nga Vojnovc-Shtime, dy (2) raste nga komuna e Leposaviqit (sipas vendbanimit: Leshak dy (2) raste, dy (2) raste nga komuna e Prishtinës dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prizren dhe Pejë. Sot më 19 prill 2020, janë shëruar edhe nëntë (9) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej njëqind e dy (102)”. ka njoftuar IKSHPK./21Media 

NËNTË TË SHËRUAR DHE PESËDHJETË E NJË RASTE ME COVID-19!

Sot më 19 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Sunday, 19 April 2020