Një makinë ka hyrë në një zone këmbësorësh në qytetin perëndimor të Trier në Gjermani, duke mbytur katër persona, përfshirë një foshnjë nëntë muajshe, thotë policia.

Shoferi, një vendas 51 vjeçar, është arrestuar. Prokurori tha se i dyshuari kishte pirë një sasi të konsiderueshme alkooli, përcjell portali rtv21.tv

Autoritetet thanë se nuk po punonin në supozimin se incidenti ishte i motivuar politikisht ose fetarisht.

Kryebashkiaku i qytetit e përshkroi skenën si “të tmerrshme”.

Dëshmitarët thanë se njerëzit bërtisnin në panik dhe disa u hodhën në ajër nga një SUV që udhëtonte me shpejtësi të madhe në rrugën për këmbësorë  Fleischstrasse të Trier, afër portës së famshme Romake të qytetit, Porta Nigra.

Incidenti ndodhi rreth orës 13:45 me kohën lokale (12:45 GMT), dhe i dyshuari voziti për 1 km (0.62 milje) “duke goditur njerëz në mënyrë të rastësishme gjatë rrugës së tij” para se të ndalohej nga një makinë policie, tha zëdhënësi i policisë së Trier Karl-Peter Jochem.

Viktimat janë dy gra, të moshës 25 dhe 73 vjeç, një burrë 45 vjeç dhe një foshnjë nëntë muajshe.

Pamjet e postuara në mediat sociale dukeshin se shoferi i supozuar mbahej nga disa oficerë pranë makinës së dëmtuar. Policia ka marrë në pyetje të dyshuarin, i cili ishte vetëm, dhe është identifikuar nga mediat gjermane si Bernd W.

Indikacionet fillestare “sugjerojnë që problemet psikiatrike ndoshta kanë luajtur një rol”, u tha gazetarëve prokurori Peter Fritzen. Burri nuk kishte histori penale, nuk kishte adresë fikse dhe jetonte në veturë, të cilën ia kishte huazuar dikush tjetër./21Media