52 plumba janë shkrepur dje pas orës 02:00 të mesnatës në Banjë të Istogut.

Rasti dyshohet se ka ndodhur në objektet përcjellëse të Spitalit Special për Terapi Fizikale me Rehabilitim “ONIX”.

Lajmin për Kallxo.com e ka konfirmuar prokurorja e rastit, Lumturije Vuçetaj, e cila ka thënë se Policia ka arritur të mbledhë 52 gëzhoja.

“Rasti është duke u hetuar, janë ndërmarrë veprime për identifikimin e të dyshuarit”, ka thënë ajo.

Sipas prokurores kjo është hera dytë që është gjuajtur në drejtim të spitalit “ONIX”./kallxo