Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 52 raste të reja me koronavirus në vend.

Sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 302 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 52 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prizrenit 15 raste, komuna e Prishtinës 13 raste, komuna e Mamushës 6 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Vushtrrisë 4 raste, komuna e Gjilanit  3 raste, komuna e Skenderaj 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Mitrovicë, Obiliq, Podujevë dhe Viti.

Sot janë shëruar 39 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.108 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 23 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 22.133 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.268 raste, me gjithsej 38 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./21Media

TRIDHJETË E NËNTË TË SHËRUAR DHE PESËDHJETË E DY RASTE ME COVID-19!

Sot më 23 qershor 2020, në Laboratorin e…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Tuesday, 23 June 2020