Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë kryer 1 mijë e 967 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 525 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 222 raste në Tiranë, 38 në Shkodër, 24 në Durrës, nga 21 raste në Krujë, Vlorë, 20 në Berat, 18 në Kukës, nga 15 raste në Kuçovë, Elbasan, 14 në Librazhd, 11 në Lushnje, nga 10 raste në Korçë, Përmet, Malësi e Madhe, Gramsh, 9 në Pogradec, nga 8 raste në Kurbin, Kavajë, Skrapar, nga 6 raste në Fier, Mat, nga 5 raste në Dibër, Peqin, 4 në Tropojë, nga 2 raste në Lezhë, Sarandë, Bulqizë, 1 në Devoll.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 111 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12 mijë e 203 që nga fillimi i epidemisë.

Ndërsa betejën me COVID-19 e kanë humbur 12 qytetarë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 360 pacientë, 10 në terapi intensive nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar./21Media