Bislimi: Jemi në vitin e fundit të dialogut Kosovë-Serbi Selimi: Hoti përballë Serbisë pa legjitimitet, pa plan, pa ekip dhe pa vizion Xhemajli: Ky është fillimi i vazhdimit të dialogut

Bislimi: Jemi në vitin e fundit të dialogut Kosovë-Serbi
Selimi: Hoti përballë Serbisë pa legjitimitet, pa plan, pa ekip dhe pa vizion
Xhemajli: Ky është fillimi i vazhdimit të dialogut

Një ditë para takimit mes kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, partitë politike në Kosovë kanë qëndrime të ndryshme për rifillimin e dialogut.

Në LDK shprehen optimist se 2020-ta do të jetë viti i fundit i dialogut me Serbinë. Në Vetëvendosje thonë se në takimin e nesërm Hoti po shkon pa legjitimitet, pa plan, pa ekip dhe pa vizion ndërsa në PDK shprehin skepticizëm se do të diskutohen çështjet konkrete që shpien në arritjen e një marrëveshje finale.