Gjashtë të vdekur, në mesin e tyre, Dr.Sylejman Rexhepi dhe Dr.Ali Tolaj

Gjashtë të vdekur, në mesin e tyre, Dr.Sylejman Rexhepi dhe Dr.Ali Tolaj

Gjashtë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë në 24 orët e fundit. Në mesin tyre janë dy mjekë të njohur kosovarë, Dr.Sylejman Rexhepi dhe  Dr. Ali Tolaj.
Në spitalet e Kosovës aktualisht po trajtohen 316 pacientë të prekur me Covid-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka raportuar edhe për 213 raste të të infektuarve dhe për 109 të shëruar.(Teksti-Albulena NUHA, kamera- Lulzim FANA) /21Media