Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit për shkelje të ligjit antiCovid ka shqiptuar 539 tiketa. Që nga hyrja në fuqi e këtij ligji, mijëra qytetarë janë dënuar për shkelje të dispozitave ligjore.

Një numër i madh i tiketave është shqiptuar edhe ndaj shoferëve për shkelje të rregullave në trafik.

Brenda 24 orëve të fundit janë shqiptuar 858 gjoba.

Ndërsa, sipas raportit të Policisë së Kosovës, në 24 orët e fundit kanë ndodhur 31 aksidente me dëme materialen, 23 me të lënduar dhe një me fatalitet.