Ministria e Shëndetësisë turke ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga koronavirusi kanë vdekur 55 persona duke e çuar numrin total të vdekjeve në 4.007.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirusit është rritur në 144.749, pasi 1.635 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, ka njoftuar Ministria turke.

Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 34.821 teste. /21Media