Bukuritë e Breznës së Sharrit i ka zgjedhur presidentit i Kosovës, Hashim Thaçi që t’i promovojë këtë të enjte.

Në fotografitë e publikuara nga i pari i vendit, nuk kishte si mos të ishte Liqeni i Breznës.

Thaçi ka shkruar se Liqeni i Breznës hijeshohet edhe më shumë nga natyra e bukur. E gjallërinë fshatit, sipas tij, po ia shtojnë banorët e vyeshëm që kultivojnë mendrën, lulediellin dhe bimë të shumta aromatike e mjekësore.