Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 148 raste të reja me Covid-19 nga 1028 mostra të testuara. Ndërsa janë shëruar 56 persona.

Sipas të dhënave nga Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes gjatë 24 orëve.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 66 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Malishevë, Novobërdë dhe Podujevë.”, thuhet në njoftim./21Media

56 TË SHËRUAR DHE 148 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Gepostet von Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës am Samstag, 17. Oktober 2020