Pacienti që ka vuajtur më gjatë nga koronavirusi në Britaninë e Madhe, më në fund e ka fituar betejën me virusin dhe ka dalë nga spitali pas 7 muajsh qëndrimi aty.

Ali Sakallioglu, me profesion taksist, kaloi 222 ditë në spital dhe përgjatë kësaj kohe ka pësuar mosfunksionim mushkërish, atak në zemër dhe dëmtim organesh të tjera.

Mjekët i thanë familjes së tij në 3 raste të ndryshme se ai do të vdiste.

Siç duket mrekullia ndodhi për 56-vjeçarin, i cili e mundi virusin dhe u kthye në shtëpi.

“Ne mund ta mundim COVID-in së bashku. Mund ta fitojmë këtë luftë siç fituam Luftën e Parë Botërore dhe Luftën e Dytë Botërore”, tha Ali Sakallioglu për “The Sun”.