Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 57 pacientë të konfirmuar me Covid-19 dhe 7 të tjerë në pritje të rezultateve.

Nga spitali i Pejës bëhët e ditur se nga pacientët 20 janë në oksigjenoterapi, ndërsa tre janë në gjendje më të rëndë.

Numri i pacientëve të shëruar për 24 orët e fundit ka qenë 3.

Nga personeli i Spitalit 5 Mjekë, 5 Infermierë dhe 1 Bioinxhinjer janë të infektuar me Covid-19./21Media