Policia e EULEX-it ka nisur bastisjen e shtëpisë së Jakup Krasniqit në fshatin e tij të lindjes, Negroc të Drenasit. Këtë e konfirmoi vëllau i ish-zëdhënësit të UÇK-së, Halim Krasniqi për KP.

Po, është e vërtetë bastisja ka filluar në shtëpinë e Jakupit më këtu në fshat, 40 minuta më parë. Tani janë duke kontrolluar bibliotekën e Jakupit, dokumentet e tij”, tha Halim Krasniqi.

EULEX-i ka qëndruar në oborrin e shtëpisë së Krasniqit prej orës 6 të mëngjesit, por rreth orës 17:00 është futur në shtëpi.

Bastisja këtu filloi pasi erdhi ekipi nga Prishtina, pasi kanë përfunduar bastisjen atje”, shtoi Halimi.