586 raste të reja dhe 6 viktima nga COVID-19 në Shqipëri

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 586 raste të reja me COVID-19, nga  2 mijë e 510 testime të kryera.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

188 raste në Tiranë, 47 në Durrës, 30 në Kavajë, 27 në Krujë, 22 në Vlorë, 21 në Elbasan, 18 në Shkodër, nga 16 raste në Sarandë, Ura Vajgurore, 15 në Berat, nga 12 raste në Dibër, Lushnje, 11 Mat, nga 10 raste në Kurbin, Lezhë, nga 9 raste në Korçë, Kukës, Gramsh, 8 në Librazhd, nga 7 raste në Fier, Pogradec, Delvinë, Belsh, nga 6 raste në Mirditë, Tepelenë, Bulqizë, nga 5 raste në Mallakastër, Patos, nga 4 raste në Divjakë, Shijak, Skrapar, Cerrik, nga 3 raste në Malësi e Madhe, Kuçovë, nga 2 raste në Devoll, Has, Pukë, Tropojë, Gjirokastër, Vau i Dejës, Poliçan, nga 1 rast në Rrogozhinë, Peqin, Memaliaj, Vorë.

Ndërkohë, janë shëruar 594 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 41 mijë e 464 që nga fillimi i pandemisë.

Fatkeqësisht 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Peqini, të moshave 54-88 vjeç.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 277 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar./21Media

Back to top button