Ata janë të zhurmshëm, krenarë, e dinë që janë më të mirët dhe nuk kanë frikë ta thonë atë. Por personat e shenjës së Luanit mund të kthehen në miqtë tuaj më të mirë që keni pasur ndonjëherë, dhe kjo për arsyet e mëposhtme.

1.Nuk do të kalosh asnjë moment të mërzitshëm me të. Bëjnë shaka, luajnë, kanë ide dhe janë shumë njerëz socialë.

2.E dëshmojnë dashurinë përmes dhënies së dhuratave. Ata dëshirojnë që ju ta dini se sa shumë kujdesen për ju dhe shpesh herë kjo merr formën e një dhurate të mbështjellë bukur, komplimenteve ose dhe birrave.

3.Por kanë dhe ditë kur përtojnë. Edhe pse pjesën më të madhe të kohës duan të jenë në qendër të vëmendjes, ka ditë kur Luanët thjesht lodhen, duan të pushojnë dhe kjo zakonisht përfshin ushqim falas dhe filma.

4.Të dalin gjithmonë në mbrojtje. As Ferri nuk e njeh tërbimin e Luanit kur shoku i tij është në rrezik. Besnikëria është pika e tyre e fortë dhe Luani do të jetë gjithmonë atje për të të zgjatur dorën.

5.Të nxjerrin nga zona e rehatisë. Ata janë shpirtra të lirë. Spontaniteti është një element kryesor për çdo Luan. Duan të eksplorojnë gjithçka por nuk duan ta bëjnë këtë vetëm.

6.E thonë të vërtetën siç është edhe pse ndonjëherë mund të tregohen brutalisht të sinqertë. Janë shumë të hapur dhe nuk duan t’ju lëndojnë, përkundrazi; duan më të mirën për ju.