6 gra shtatzëna me një burrë
25 Nëntor 2020
Një burrë nigerian i habiti të gjithë, pasi u paraqit në një dasmë me gjashtë gra shtatzëna. Ai po pretendon se është babai i të gjitha foshnjave.
Mike Eze-Nwalie Nwogu një njeri i famshëm popullor nigerian, thotë se ka gjashtë gra dhe mori pjesë në dasmën e aktorit Uchemba dhe Brunella Oscar të shtunën, kur postoi një fotografi ku shihet bashkë me gjashtë gra, transmeton rtv21.tv.
Veprimi i burrit habiti të gjithë, kështu duke u bërë kjo fotografi virale nëpër rrjetet sociale.
“Asnjë hile, ne thjeshtë po jetojmë jetën tonë më të mirë”, ka shkruar ai.
Eze-Nwalie Nwogu është i njohur si një donzhuan në Nigeri, ndërsa është treguar gjithnjë i hapur për marrëdhëniet e tij me femrat, edhe pse ka deklaruar se do të martohet vitin që vjen./21Media
Not PrettyMike showing up at Williams Uchemba’s wedding with 6 pregnant women😭😭😭 pic.twitter.com/qhS3JDOl3Q
— Gift 🖤 #EndSARS (@Giftama_) November 21, 2020