19 pacientë të infektuar me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës. Nga spitali njoftuan se gjashtë pacientë që po trajtohen aty janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit një pacient është shëruar nga Covid-19.

“1 Pacientë me Covid-19 është shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 19 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve:12 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 6 pacientë në gjendje më të rëndë”, u bë e ditur në njoftimin e spitalit.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 303 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor.