Siç dihet, përdorimet e qumështit shkojnë përtej kuzhinës. Nga trajtimi i sëmundjeve të ndryshme, flokëve trupit deri tek punët e përditshme siç janë pastrimi i mobiljeve dhe këpucëve prej lëkure, zëvendësimi i produkteve specifike të shtrenjta me qumështin do t’ju nderojë.

Ju shpëton nga djegia e syve

Lani sytë me qumësht nëse keni djegie për shkak të piperit apo produkteve të tjera agresive që shkaktojnë djegie të syve.

Përdoreni si fertilizues për bimët

Qumështi ndihmon në rritjen e bimëve. Ai parandalon mungesat e kalciumit dhe lufton shfaqjen e mykut. Mbron gjtihashtu bimën nga sëmundjet. Mos e përzieni qumështin me plehra të tjerë pasi nëse kimikatet përzihen me të, mund të asgjësojnë benefitet e qumështit.

Mund të drejtoni flokët me qumësht

Përdorimi i qumështit në flokët tuaja, jo vetëm i bën më të shndritshëm dhe të fortë, por ndihmon edhe në drejtimin e tyre. Ju duhet vetëm një krëhër, një shishe spray dhe 1/3 gote qumësht. Hidheni qumështin në shishe dhe spërkasni flokët duke i masazhuar dhe krehur ata. Lërini për disa minuta flokët të lagur me qumësht pastaj shpëlajini për të elimnuar aromën e tij. Kjo është një teknikë e mirë tek flokët me onde, por qumështi nuk funksionon njësoj nëse i keni kaçurrela.

Pastroni make up-in me qumësht

Qumështi nuk bën mirë vetëm për flokët, por edhe për lëkurën. Në vend që të përdorni produkte specifike për të hequr make up-in, përdorni qumësht. Aplikojeni në fytyrë, më pas fshijeni me një copë pambuku ose sfungjeri. Përveçse largon çdo mbetje të make up-it, qumështi e mban lëkurën të hidratuar duke ruajtur lagështinë.