Gjashtë persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 sot në Komunën e Vushtrrisë.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri , ka bërë të ditur se të gjithë të infektuarit janë raste kontakti.

Gjithashtu Tahiri ka treguar se në këtë komunë janë janë kryer gjithsej 52 teste.

‘’Sot nga 52 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, të gjitha janë raste kontakti nga Stanoci i Epërm. Shtabi Emergjent Komunal dhe tërë akterët lokal vazhdojmë me përkushtim punën në përkrahje të personave të prekur dhe në zbatim të masave mbrojtëse’’, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se sot në Kosovë janë shëruar nëntë persona nga Covid-19 në Kosovë, ndërsa janë konfirmuar 12 raste të reja. /21Media