Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut kanë ndërruar jetë 6 persona si pasojë e virusit COVID-19. Dy nga Shkupi, dy nga Kumanova dhe dy nga Tetova, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, përcjell TV21.

Në Spitalin “8 shtatori” kanë ndërruar jetë 5 pacientë. Dy nga Tetova të moshave 81 dhe 72 vjeç. Tek dy viktima të tjera virusi është vërtetuar pas vdekjes. Ata ishin të moshave 68 dhe 65 vjeç. Në Spitalin e Kumanovës ka ndërruar jetë një pacient 85 vjeçar.

Në 24 orët e fundit janë bërë 1348 teste, nga të cilat 182 persona kanë dalë pozitiv me virusin korona. 107 prej tyre janë nga Shkupi, 23 nga Tetova, 14 nga Kumanova, 13 nga Resnja, 6 nga Ohri, 5 nga Struga, 4 nga Gostivari, 4 nga Shtipi, 2 nga Manastiri dhe nga një i infektuar nga Strumica, Koçani, Berova dhe Negotina.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 33 pacientë të shëruar. 22 nga Shkupi, 2 nga Velesi, 2 nga Koçani dhe nga një i shëruar nga qytetet Dibër, Shtip, Prilep, Tetovë, Manastir, Shën Nikollë dhe Kërçovë.

Numri i rasteve aktive në vend është 2612 të prekur me COVID-19. Në total numri i të prekurve që nga fillimi i pandemisë është 4664, prej të cilëve 1838 janë shëruar ndërsa 2016 kanë ndërruar jetë.

Shkupi është qyteti me numrin më të lartë të rasteve aktive, gjithsej 1507. Më pas vjen Tetova me 297 raste, Kumanova 219 dhe Shtipi 205 aktive./TV21