Viktimat

Gjashtë pacientë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut. 1 nga Shkupi, 2 nga Shtipi, 1 nga Tetova, 1 nga Ohri dhe 1 nga Resnja, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në Spitalin “8 shtatori” pas pranimit ka ndërruar jetë një pacient 53-vjeçar nga Resnja dhe një pacient 61-vjeçar nga Shkupi, i shtruar më 23 qershor.

Në Spitalin e Shtipit kanë ndërruar jetë 2 pacientë, një 80-vjeçar i hospitalizuar më 5 qershor dhe një 75-vjeçar i shtruar në spital më 24 qershor.

Në Spitalin e Ohrit ka ndërruar jetë një pacient 68-vjeçar, i pranuar në spital më 23 qershor. Sot Instituti ka evidentuar një pacient që ka ndërruar jetë më herët, 79-vjeçar nga Tetova, informojnë nga MSH.

Rastet e reja

Në 24 orët e fundit, nga gjithsej 1279 teste, 153 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. 66 nga Shkupi, 20 nga Tetova, 13 nga Kumanova, 13 nga Shtipi, 12 nga Resnja, 7 nga Struga, 7 nga Ohri, 6 nga Kërçova, 3 nga Shën Nikolla dhe nga një i infektuar në qytetet Prilep, Manastir, Kriva Pallankë, Koçan dhe Probishtip.

Të shëruar

Insitituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 75 pacientë të shëruar. 47 nga Shkupi, 13 nga Shtipi, 3 nga Tetova, 3 nga Ohri, 2 nga Struga, 2 nga Gjevgjelia dhe nga një i shëruar në Prilep, Veles, Kavadar, Koçan dhe Probishtip.

Numri total i rasteve aktive për momentin është 3164 të infektuar. Që nga fillimi i pandemisë nga virusi korona janë prekur 5595 persona, nga të cilët 2166 janë shëruar ndërsa 265 kanë vdekur./TV21