Gjashtë persona kanë humbur jetën këto 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Gjashtë persona kanë humbur jetën këto 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Katër pacientë të moshës mbi 60 vjeç të prekur me virusin korona kanë ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Shkup. Ministria e Shëndetësisë informoi se dy prej tyre janë nga Llabunishta, një nga Prilepi dhe një nga Kumanova, raporton TV21.

Dy viktimat e tjera kanë ndërruar jetë në Spitalin “8 shtatori”, njëri nga Velesi 67 vjeç dhe njëri nga Kumanova 59 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar gjithsej 54 raste të reja me COVID-19, nga të cilët, 13 nga Shkupi, 25 nga Kumanova, 1 nga Shtipi, 10 nga Prilepi, 1 nga Tetova, 2 nga Velesi, 1 nga Gostivari dhe 1 nga Kërçova.

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se me dy teste negative dhe me gjendje të mirë në Klinikën Infektive janë regjistruar 10 pacientë, ndrësa 32 llogariten të shëruar (20 nga Shkupi dhe 12 nga Dibra) e që janë në kurim shtëpiak./21Media