Nuk ka asnjë vajzë që nuk do të duket me stil, por fatkeqësisht jo të gjitha tendencat u përshtaten të gjitha gjatësive apo formave trupore të secilës prej nesh. Këtu janë disa truke që sugjerojnë stilistët të cilat duket se i kemi ditur gabim deri më tani.

1. Zgjidhni xhinset dhe çantat që i përshtaten gjatësisë së trupit.

2. Tregoni kujdes me printet me vija. Jo gjithmonë ju japin një pamje elegante.

3. Zgjidhni këpucët dhe aksesorët e duhur. Ata bëjnë diferencën.

4. Synoni për pantallonat e gjera me bel të lartë, por tregoni kujdes. Duhet të mbani në proporcion të barabartë pjesët e trupit, prandaj nxirrni belin për një siluetë më elegante.

5. Gabimi që bëni shpesh me fundet klasikë pas trupit, është ai i të zgjedhurit një këmishë e cila ju mbulon më shumë se gjysmën e trupit. Kështu humbisni elegancën dhe finesën që një fund “pencil skirt” mund t’ju dhurojë.

6. I keni veshur gabim këmishat-fustan. Gjithmonë synoni t’i shtoni aksesorët siç është rripi, i cili e ndryshon look-un tuaj nga të zakonshëm në chic.