6 pacientë të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën brenda 24 orëve të fundit informojnë nga ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, ndërsa janë regjistruar 128 raste të reja nga gjithsej 1025 teste të realizuara.

Në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 137 pacientë të shëruar. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka arritur 10,213 ndërsa të shëruar janë regjistruar 5564 pacientë. Betejën me koronavirusi e kanë humbur 466 pacientë. Numri i rasteve aktive arrin në 4183./TV21