Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur gjashtë persona të infektuar me koronavirus, pesë pacientë nga Shkupi (66, 67, 34, 67 dhje 86 vjeç) dhe pacient nga Koçani (76 vjeç). Pesë pacientë kanë vdekur në kushte spitalore, ndërsa një jashtë spitalit.

Janë regjistruar 139 raste të reja të Kovid-19, nga gjithsej 1.377 testime. Rastet e reja sipas qyteteve janë në: Shkup- 36, Gostivar- 16, Kërçovë-15, Tetovë-14, Kumanovë-11, Shtip- 11, Strugë- 8, Vinicë- 6, Kavadar -5, Veles- 4, Manastir- 2, Dibër -2, Strumicë- 1, Krushevë-1, Koçan-1, Probishtip- 2, Prilep- 1, Makedonski Brod-1, Sveti Nikollë-1, Resnjë-1.

Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 534 pacientë të shëruar nga: Shkupi-353, Kumanova- 62, Dibër- 17, Shtip- 27, Prilep- 5, Tetovë- 17, Strugë-4, Veles- 4, Ohër- 3, Gostivar-14, Strumicë- 4, Krushevë- 1, Koçan- 2, Probishtip 8, Sveti Nikollë- 5, Kërçovë- 7, Resnjë- 2.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid në vend që nga fillimi i epidemisë është 10.754, numri i pacientëve të shëruar është 6,554, numri i viktimave është 486 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3714. Dy testet e djeshme janë kontrolle dhe evidentohen sot.

Testet e bëra 1.377 janë përmes: ISHP-516, QSHP Shkup-23, Avicena-156, Biotek-116, ASHAM -78, Klinika “Zhan Mitrev” -185, Sistina me metodën PCR -192, Mjekësia ligjore -8, QSHP Manastir -68, Klinika Infektive -27, GAK-8. Deri tani në vend janë bërë gjithsej 102.317 testime të Kovid-19. Sot nuk ka testime në kuadër të skriningut.

Në Klinikën Infektive në 24 orët e fundit janë pranuar 10 pacientë. Gjithsej janë hospitalizuar 84 pacientë. Në mbështetje oksigjeni janë 46 pacientë, nuk ka pacientë në makinë respiratore.

Në spitalin e Kozles janë hospitalizuar nëntë pacientë të rritur pozitiv të Kovid-19 dhe një fëmijë pozitiv në virus.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 15 pacientë të rinj, ndërsa gjithsej janë hospitalizuar 100 pacientë. Në makinë respiratore janë tre pacientë.

Në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 31, ndërsa në spitalin e Shtipit janë hospitalizuar 41 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 113 pacientë – pozitiv dhe të dyshuar në Kovid-19./TV21