Redant ka thyer rekordin botëror

Redant ka thyer rekordin botëror

Një djalë rus 6-vjeçar ka bërë atë që edhe një ekspert palestre mund ta ëndërrojë.

Ibrahim Lyanov nga rajoni Novy Redant ka thyer rekordin botëror, duke bërë 3.270 pompa vetëm në dy orë.

Ai ka fituar një apartament për familjen e tij si edhe ka hyrrë në Librin e Rekordeve Ruse.

Megjithatë, Ibrahimi nuk është ndalur me 3.270 pompa që ka qenë rekordi i vendosur në Rusi. Por, djali ka vazhduar duke arritur në total 4.445 pompa.

Apartamenti i është dhënë djalit nga një klub lokal sportiv i quajtur Chingiz. Ai është trajnuar atje çdo ditë së bashku me babanë e tij, që e ka ndihmuar të fitonte garën dhe ende shkon dy herë në javë.

Ibrahim nuk është i pari që e ka fituar këtë çmim. Vitin e kaluar, një djalë pesëvjeçar ka fituar një veturë të tipit Mercedes të ri pasi ai ka arritur të bëjë 4,105 pompa, gjithashtu pa u ndalur, raporton oranews.