Është vetëm 6 vjeç, por djali nga Irani duket sikurse një atlet profesionist. Sporti u bë pjesë e pandashme e jetës së tij për një arsye – e ka një qëllim të rëndësishëm për ta arritur.

Ky djalë i jashtëzakonshëm u bë i famshëm pasi babai i tij postoi një video të tij interesante në Instagram. Pastaj ai postonte vazhdimisht video të tij duke luajtur, dhe njerëzit e donin atë.

Arat ushtron çdo ditë dhe ka arritur ta ketë këtë fizik, për të cilin shumë të rritur mund t’ia kenë zili.

Të gjitha këto kanë një qëllim kryesor për djaloshin Arat. Në të ardhmen, ky djalosh ëndërron të bëhet një lojtar i shquar i futbollit sikurse idolët e tij, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. S’ka kohë për të humbur dhe ushtron çdo ditë.

Aktualisht ai ushtron në Akademinë e Liverpoolit.

“Një nga autoritetet e klubit të futbollit të Liverpoolit u mahnit me Aratin dhe talentin e tij. Pas kësaj, u bënë përgatitjet për ta dërguar atë në Akademinë e Liverpoolit”, tha babai i tij.

Përveç kësaj, shumë klube do të donin të nënshkruanin kontratë me të./21Media