Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar 6 raste vjedhje e rëndë dhe një rast vjedhje në tentativë.

Kjo e fundit është raportuar në kryeqytet në orën 04:20.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ka qenë në shtëpi kishte vërejtur nga dritarja se dy persona të panjohur kishin qenë duke qëndruar tek rrethoja e shtëpisë së tij ku njëri prej tyre dyshohet të ketë pasur në dorë një armë të gjatë. Me të vërejtur ankuesin të njëjtit ishin larguar në drejtim të panjohur. Policia ka bërë të ditur se rasti është nën hetime.

Ndërkaq në orën 05:00, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij, në Prishtinë, dhe nga aty kanë vjedhur dy armë të gjata, kalibri 12 mm, një llap top HP, një portofol me dokumente dhe një shumë e parave. Rasti është duke u hetuar.

Në Rahovec rreth orës 01:47, ankuesi mashkull kosovar ka raportua se dy persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në brendinë marketit dhe nga aty kanë arritur që të vjedhin kasafortën në të cilën ka pasur para. Edhe ky rast poashtu është duke u hetuar.

Në Rugovë dje rreth orës 13:25, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e vilës së tij dhe nga aty kanë arritur të vjedhin një pistoletë për të cilën kishte leje , një DVR kamera, një TV dhe një makinë rrobalarëse. Rasti vazhdon të hetohet, ka njoftuar Policia.

Tutje ata kanë njoftuar se në rrugën “Luja Braja” në Mitrovicë, rreth orës 17:00,  viktima mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur duke dëmtuar tri dyer kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë vjedhur një mjetë pune makinë elektrike për thyerjen e betonit. Rasti vazhdon të hetohet.

Poashtu edhe në fshatin Krajkë në Prizren u raportua për vjedhje. Rreth orës 19:00, viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kishin depërtuar në shtëpinë e tij ku kishin vjedhë stoli ari të ndryshme dhe para të gatshme. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin.

Kurse në Podujevë, dje rreth orës 19:45, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë tij dhe nga aty kanë vjedhur një makinë elektrike – mjet pune dhe dy pasaporta. Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar./21Media