Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha, sot ka njoftuar se aktualisht në këtë klinikë janë të hospitalizuar 106 pacientë, derisa dha detaje edhe për gjendjen e tyre.

“Ne në Klinikën Infektive i kemi të hospitalizuar rreth 106 pacientë. 60 deri në 70 përqind e tyre janë me oksigjenoterapi dhe 6 pacientë janë në respirator”, ka deklaruar ajo.

Pas vizitës është deklaruar edhe kryeministri Avdullah Hoti, i cili ka thënë se janë informuar për punën që po bëhet për t’u përballur me këtë situatë./21Media