614 të vdekur, 15 mijë e dy persona të prekur me Covid-19 në Kosovë

 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dje informoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 3 persona, të cilët ishin të prekur me Covid-19, janë konfirmuar 63 raste pozitive, ndërsa, numri i rasteve pozitive me Covid-19 ka arritur në 15 mijë e dy raste, derisa numri i të vdekurve në 614.

Rastet pozitive sipas Institutit janë nga: komuna Prishtinë 14 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Malishevë, Obiliq, Prizren dhe Shtime.

“Numri total i rasteve pozitive është 15.002 raste nga 61.547 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 614 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 126 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.451 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.937.”, informoi IKSHPK./21Media

Back to top button