619 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19
22 Dhjetor 2020
Qytetarët në Kosovë po vazhdojnë që të mos i respektojnë masat për parandalimin e përhapjes COVID-19. E për të cilat më pas edhe po gjobiten.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, policia e Kosovës ka shqiptuar 639 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19.
Kujtojmë se numri total i rasteve pozitive me SARS CoV2 që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para pozitive ka shkuar në 49 mijë e 169.
Si pasojë e Covid-19 në Kosovë kanë vdekur 1 mijë e 262 persona./21Media