62 vjeçarja zgjidhje të vetme e sheh vdekjen (Video)

Zonja e shtëpisë me lot në sy, tregon për vuajtjet e saj

Kjo zonjë 62 vjeçare jeton e vetme në këtë shtëpi. Zonja Zulhije është e detyruar të paguajë 8.106 euro për ta legalizuar shtëpinë në të cilën jeton tanimë 60 vite, por ajo nuk ka para as për ushqim e as për të siguruar shpenzimet shëndetësore të cilat i ka të domosdoshme.

“Nuk kam as për të ngrënë as për të pirë. Tash morra inzulinin, pasi ta marrësh duhet të hash bukë por unë e hëngra një mollë që ma dha një grua e tjetren e ruaj të më gjindet”, tha Zulhije Ameti, shkruan tv21.tv

Zonja e shtëpisë me lot në sy, tregon për vuajtjet e saj dhe thotë se ndonjëherë si zgjidhje të vetme e sheh vdekjen, pasi që nëse e lëshon shtëpinë nuk ka ku të shkojë.

“Më jepnin ilaçe palidhje, më thonin piji këto pastaj jo merri këto tjerat dhe kisha një kuti. Një natë i morra, thash do i pij të gjitha dhe ti jap fund jetës, nëse më nxjerrin në rrugë ku të shkoj unë, nuk kam askënd”, shtoi ajo.

Zonja Zulhije po lut njerëzit altruistë dhe me vullnet të mirë, që t’i dalin në ndihmë, dhe sado pak t’ia lehtësojnë dhimbjen dhe jetën e vështirë që e jeton. Zonjën Zulhije e lamë të vetme, me shpresë se dikush do t’i dalë në ndihmë./21Media

Back to top button