10 raste janë me përkujdesje intensive

10 raste janë me përkujdesje intensive

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti sot bëri të ditur se në Klinikën Infektive, QKUK gjenden të hospitalizuar gjithsej 72 pacientë, prej të cilëve, të sëmurë me Covid -19 janë 63.

Në pritje të rezultateve për 5 raste, ndërsa 4 raste janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid -19.

“Nga 63 pacientë të infektuar me Covid 19:

• 50 raste janë në gjendje stabile,
• 10 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
• Në mjekimin intensiv janë në gjendje kritike 4 pacientë prej të cilëve njëri (1) është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tre pacientë (3) janë në ventilim mekanik.”, njoftoi Hoti në facebook.

Sipas tij, sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.

Në Kosovë, nga koronavirusi kanë vdekur 9 persona, të infektuar janë 423, ndërsa, janë shëruar 71./21Media