Në Kosovë sot janë rregjistruar 73 raste të reja me koronavirus, kurse, 63 persona janë shëraur. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë rastet e reja kanë dalur nga  gjithsej 225 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 44 raste, komuna e Lipjanit 7 raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 3 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Skenderajt 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Klinë, Pejë dhe Podujevë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Gjithashtu bëhet e ditur se numri i viktimave në vend ka arritur në 55. /21Media