Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik sonte ka konfirmuar edhe 95 raste të reja me koronavirus në Kosovë. IKSHPK-ja njofton se nga 311 mostrat e marra sot, 95 kanë rezultuar pozitiv.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Pejës 18 raste, komuna e Vitisë 16 raste, komuna e Prizrenit 15 raste, komuna e Prishtinës 15 raste, komuna e Mamushës 8 raste, komuna e Gjilanit 8 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Istogut 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste, komuna e Mitrovicës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Kllokot, Malishevë, Obiliq, Rahovec dhe Vushtrri.”, njofton IKSHPK.

Bëhet e ditur se edhe 63 persona janë shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 1 mijë e 171./21Media