“63 vjeçare në vijën e frontit”, Vjosa Osmani publikon fotografi të nënës

 

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka publikuar sot një fotografi të nënës së saj, e cila është infermiere.

Osmani në “Facebook” ka shkruar se nëna e saj, 63 vjeçare është në vijën e frontit në luftën kundër Covid-19.

“Mami, 63 vjeqare, në vijën e frontit në luftë për shëndetin tonë, bashkë me mijëra infermierë, mjekë e punonjës shëndetësor të cilët rrezikojnë veten për ne”, ka shkruar Osmani.

Kryeparlamentarja ka bërë thirrje që të mbahen maskat, distanca dhe higjiena personale.

“Në këtë betejë, duhet të jemi bashkë me punonjësit shëndetësor e t’i ndihmojmë ata e gjithë shoqërinë tonë të dalim fitimtarë”, ka shkruar tutje Osmani./21Media

Back to top button