64-vjeçari gjendet i vdekur në një motel në Prizren

 
 
Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në një motel në Prizren gjatë ditës së djeshme.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Ai ka thënë se rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i 64 vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media

Back to top button