Sot në Klinikën Infektive ka vdekur një 64-vjeçar, i komunitetit serb, nga Kamenica, i cili ishte i infektuar me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

Ai ka ngushëlluar familjen dhe miqtë e të ndjerit.

“Kjo është vdekja e parë e shënuar në komunën tonë nga virusi SARS-CoV-2. Ky rast duhet të na vetdijësojë të gjithëve që të vazhdojmë kujdesin dhe t’i respektojmë udhëzimet nga institucionet shëndetësore. Ju lutem bartni maskat, mbani distancën dhe dezinfektoni duart vazhdimisht. Me këto tre hapa të thjeshtë siguroni veten dhe tjerët rreth jush”, ka shkruar Kastrati.

Pak orë më parë, nga kryetari i Komunës së Drenasit u konfirmua një viktimë nga Covid-19./21Media