Rreth 640 ushtarë amerikanë në kuadër të KFOR-it do të qëndrojnë në Kosovë, këtë e ka bërë të ditur presidenti amerikan Donald Trump,  në një letër drejtuar kryetarës së Dhomës së Përfaqësuesëve, Nancy Pelosi.

Trump ka thënë se SHBA-ja do të vazhdon të kontribuoj në KFOR.Teksa ka folur për praninë në Afganistan, Irak, Siri, Arabinë, Jordaninë, Turqinë e vende të tjera ku SHBA-ja ka forcat e veta të armatosura, Trumpi ka përmendur edhe praninë e ushtarëve amerikanë në Kosovë.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kontribuojnë në KFOR, të udhëhequr nga Aleanca Veri-Atlantike  (NATO-ja), në bashkëpunim me autoritetet lokale, partnerët bilateralë dhe institucionet ndërkombëtare, për të shmangur armiqësitë e përtërira në Kosovë. Rreth 640 pjesëtarë të ushtrisë së SHBA-së janë në mesin e 4000 pjesëtarëve të KFOR-it”, thuhet ndër tjera në letrën e Trumpit.

Në fund  Trump ka theksuar se ka autorizuar qëndrimin e këtyre forcave në këto vende, bazuar në autoritetin e tij si Komandant i Përgjithshëm. /21Media