Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), sipas raportit 24 orësh janë të shtrirë 79 pacientë.

Prej tyre, 65 raste janë me Covid-19 pozitiv, 5 prej tyre në gjendje stabile lirohen për vetëizolim në shtëpi.

Nga 65 rastet e konfirmuara me Covid-19 pozitiv, 30 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, 5 prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe janë duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv.

Klinika është në pritje të rezultateve edhe për 14 raste.